Vdes ish-sportistja e njohur, Shqipe Bajqinca-Brestovci - Gazeta Express
string(54) "vdes-ish-sportistja-e-njohur-shqipe-bajqinca-brestovci"

Vdes ish-sportistja e njohur, Shqipe Bajqinca-Brestovci

Sporte tjera

Gazeta Express

31/03/2024 18:19

Ish-sportistja e njohur dhe anëtarja e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, Shqipe Bajqinca-Brestovci ka vdekur sot.

Kjo u bë e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një telegram ngushëllimi.

Lexo Edhe:

Shqipja ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut në dy mandatet e fundit, duke dhënë kontribut të çmuar për gjithë lëvizjen Olimpike, promovimin e vlerave olimpike dhe avancimin e sportit.

Ajo ishte kryetare komisionit “Femra dhe Sporti”, ku ishte zë I femrave, të cilat i shtynte për të drejtat e tyre në sport, anëtare e Komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve etj.

Bajçinca-Brestovci ishte edhe pedagoge në Fakultetin e Edikimit Fizik dhe Sportit, ndërsa gjatë karrierës 24 vjeçare si si sportiste ishte marrë edhe me karate, atletikë dhe hendboll.

Shqipja, e cila dallohej për tejkalim të sfidave, këtë herë nuk mundi të kalojë sëmundjen e rëndë, nga e cila po vuante prej disa vitesh.