Vdes ish-nënpresidenti amerikan Dick Cheney, në moshën 84-vjeçare - Gazeta Express
string(64) "vdes-ish-nenpresidenti-amerikan-dick-cheney-ne-moshen-84-vjecare"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 13:38

Vdes ish-nënpresidenti amerikan Dick Cheney, në moshën 84-vjeçare

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 13:38

Ish-nënpresidenti i SHBA-së, Dick Cheney, ka ndërruar jetë në moshën 84- vjeçare, për shkak të komplikimeve nga pneumonia dhe sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut, njoftoi familja e tij.

Cheney shërbeu si nënpresident nën presidencën e George W. Bush-it (2001-2009) dhe ishte një figurë kyçe në politikën e sigurisë së SHBA-së pas 11 shtatorit.

Familja e përshkroi si «një burrë i madh dhe i mirë që mësoi fëmijët dhe mbesat të donin vendin e tyre» dhe falenderoi për gjithçka që bëri për atdheun.