Futbolli kosovar është në zi sot.
Ka vdekur ish-gjyqtari kosovar, Xhafer Zeqiri, i cili dha kontribut të madh për futbollin e këtushëm, mbi të gjitha në kohërat më të vështira.
Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës e bëri një telegram ngushëllimi për familjen Zeqiri, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.
Xhaferi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, veçanërisht si gjyqtar gjatë periudhës së mëvetësimit e sakrificës, e më vonë edhe në role të tjera të rëndësishme në ndarjen e drejtësisë në fushën e gjelbër. Puna e tij e palodhshme, profesionalizmi, guximi dhe autoriteti që shfaqi në fushë mbeten një model frymëzues për gjeneratat e reja të gjyqtarëve. Trashëgimia që la pas në historinë e futbollit të Kosovës është e pashlyeshme, veçanërisht kontributi i tij gjatë kohës më të vështirë të pavarësimit, kur përballë presioneve të pushtuesit serb, ai vazhdoi të mbrojë futbollin si një shtyllë e rëndësishme e ndërtimit të shtetit”, shkroi shtëpia e futbollit kosovar. /Gazeta Express/