Vdes i lënduari në aksident trafiku më 8 janar në Kaçanik - Gazeta Express
string(57) "vdes-i-lenduari-ne-aksident-trafiku-me-8-janar-ne-kacanik"

Lajme

Gazeta Express

17/01/2021 9:52

Vdes i lënduari në aksident trafiku më 8 janar në Kaçanik

Lajme

Gazeta Express

17/01/2021 9:52

Derisa ishte në trajtim mjekësor, ka vdekur personi i cili ishte aksidentuar më 8 janar në fshatin Kovaqec të Kaçanikut, raporton Express

Aksidenti kishte ndodhur mesditën e 8 janarit, ndërkaq lëndime të rënda kishte pësuar një person.

Lexo Edhe:

Viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor jashtë vendit, ndërkaq nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra në aksident.

 “Fsh. Kovaqec, Kaçanik (NN) 08.01.2021 – 12:37. Lidhur me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar, që ishte në tretman mjekësor në një spital jashtë vendit, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./GazetaExpress/