Vdes i lënduari nga aksidenti i sotëm në Makovc - Gazeta Express
string(49) "vdes-i-lenduar-nga-aksd12identi-i-sotem-ne-makovc"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 22:12

Vdes i lënduari nga aksidenti i sotëm në Makovc

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 22:12

Një person ka vdekur në një aksident trafiku të ndodhur mëngjesin e sotëm në Makovc të Prishtinës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Naser Syla, Drejtor i Emergjencës në QKUK.

“Katër i kemi pas të lënduar nga ai aksident, një në gjendje të rëndë dhe jostabile. Fatkeqësisht ka vdekur rreth orës 15”, tha Syla.

Po ashtu lajmin për aksidentin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët njoftuar se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 08:00.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje”, ka thënë Policia.