string(96) "vdes-gruaja-pasi-bie-nga-nje-objekt-ne-fushe-kosove-policia-e-prokuroria-e-shtetit-nisin-hetimin"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 17:32

Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë – Policia e prokuroria e shtetit nisin hetimin

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 17:32

Një grua në Fushë Kosovë ka vdekur pasi ka rënë nga një objekt në rrugën ‘‘Tahir Zemaj’’.

Kjo është ka bërë të ditur për Gazetën Express, nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

‘‘Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, ka thënë Ahmeti. /GazetaExpress