Vdes gjyqtari Astrit Kalaja që u qëllua me armë në Gjykatën e Apelit në Tiranë - Gazeta Express
string(80) "vdes-gjyqtari-astrit-kalaja-qe-u-qellua-me-arme-ne-gjykaten-e-apelit-ne-tirane-1"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 16:16

Vdes gjyqtari Astrit Kalaja që u qëllua me armë në Gjykatën e Apelit në Tiranë

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 16:16

Ka vdekur si pasojë e plagëve të marra gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë zjarri ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, raporton Gazeta Panorama.

Ai, siç raportohet, u qëlluar tri herë me armë zjarri.

Autori është arrestuar menjëherë, ndërsa të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, babë e bir.