Vdes Fikret Ahmedi, një nga profesorët e parë të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës - Gazeta Express
string(123) "vdes-fikret-ahmedi-nje-nga-profesoret-e-pare-te-fakultetit-te-ndertimtarise-dhe-arkitektures-te-universitetit-te-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 16:42

Vdes Fikret Ahmedi, një nga profesorët e parë të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 16:42

Dje, me 13 qershor ka vdekur Fikret Ahmedit (1943 – 2025), profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës.

I ndjeri ishte ndër profesorët e parë shqiptarë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, duke qenë një doajen i kësaj fushe dhe një nga themeluesit e traditës akademike në inxhinierinë e ndërtimit në vend.

I lindur në Preshevë, Ahmedi kreu shkollimin fillor në vendlindje dhe atë të mesëm në Shkup, ndërsa studimet universitare në Universitetin e Lublanës, si dhe një varg specializimesh ne Rumani, Çeki dhe Poloni.

Profesori kishte botuar disa tekste universitare, udhëhoqi për vite fakultetin dhe laboratorin e Gjeomekanikës, si dhe kontribuoi si ekspert në projekte profesionale inxhinierike të numërta në Kosovë.

Ahmedi për kontributin e tij është nderuar me mirënjohje nga Universiteti i Prishtinës dhe Oda e Inxhinierëve të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit është bërë sot me 14 qershor në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.