Vdes aktori mitrovicas Bedri Selmani - Gazeta Express
string(36) "vdes-aktori-mitrovicas-bedri-selmani"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 7:08

Vdes aktori mitrovicas Bedri Selmani

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 7:08

Ka ndërruar jetë aktori i njohur mitrovicas, Bedri Selmani, në moshën 70-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur dhëndri i tij, Agron Ademi, përmes një njoftimi mortor.

“Njoftojmë me pikëllim të thellë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Bedri Ramadan Selmani, në moshën 70-vjeçare”, thuhet në njoftim.

Ceremonia e varrimit do të mbahet të enjten, më 6 gusht 2026, pas namazit të drekës, në varrezat e Shipolit, në Mitrovicë.

Familjarët kanë shprehur ngushëllimet dhe kanë falënderuar të gjithë ata që do të marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës së të ndjerit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement