Sot, pikërisht në ditën kur pritej të nisej për shërim në Turqi, humbi jetën 29 vjeçari vushtrrias Enes Beka, mëson Mitropol nga familja e Bekës.
29-vjeçari ishte baba i një foshnje vetëm katër muajshe dhe po luftonte për jetën në spital. Brenda katër muajve ai i ishte nënshtruar gjashtë operacioneve të rënda në zorrë, në QKUK – Kirurgjia Abdominale.
Familja tha se do njoftojnë më tutje për detajet e varrimit.
