Vdes 27-vjeçari nga Mitrovica, ishte aksidentuar në Strasburg të Francës - Gazeta Express
string(71) "vdes-27-vjecari-nga-mitrovica-ishte-aksidentuar-ne-strasburg-te-frances"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2024 18:13

Vdes 27-vjeçari nga Mitrovica, ishte aksidentuar në Strasburg të Francës

Lajme

Gazeta Express

19/08/2024 18:13

Pas aksidentit të rëndë që kishte ndodhur ditë më parë në Strasburg të Francës, ka ndërruar jetë Leonard Gashi nga Mitrovica.

27-vjeçari, i cili ishte aksidentuar të mërkurën, më 14 gusht, kishte qëndruar tri ditë në koma, pasi ishte përplasur në mënyrë direkte me një lis skaj rrugës, transmeton albinfo.ch.

Sipas raportimeve, kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, viktima ishte i vetëdijshëm, por i bllokuar në veturën e tij.

Për shkak të gjendjes së rënduar, viktima ishte transportuar me helikopterin e sigurisë civile Dragon 67 në spitalin Hautepierre në Strasburg, ndërsa nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement