Vdes 24-vjeçari nga Malisheva, nuk iu mbijetoi plagëve pasi ishte goditur në vijat e bardha - Gazeta Express
string(83) "vdes-24-vjecaringamalisheva-pasi-nuk-iu-mbijetoi-plageve-pasoje-e-aksidentit-rrugor"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 20:15

Vdes 24-vjeçari nga Malisheva, nuk iu mbijetoi plagëve pasi ishte goditur në vijat e bardha

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 20:15

24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës.

Ai nuk ka arritur të i mbijetojë plagëve dhe tashmë ka vdekur.

Për këtë ka njoftuar Avdi Morina, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës.

Ai ka shprehur ngushëllime për humbjen e të riut.

“Lamtumirë Shkodran! Pas një aksidenti rrugor në qytetin e Malishevës, Shkodrani 24 vjeç u lëndua rëndë, dhe pas disa ditë në luftë me vdekjen nuk mundi ti bëjë ballë lëndimeve të rënda që kishte. Shkodrani do të kujtohet si një djal i urtë, i sjellshëm dhe shumë punëtor. U prefshë në paqe”; ka shkruar Morina në Facebook. /Gazeta Express