“Vdeksha unë për ty”, njihuni me gazetaren simpatike që nxorri Ramën nga skenari - Gazeta Express
string(77) "vdeksha-une-per-ty-njihuni-me-gazetaren-simpatike-qe-nxorri-ramen-nga-skenari"

Gazeta Express

30/09/2020 21:04

“Vdeksha unë për ty”, njihuni me gazetaren simpatike që nxorri Ramën nga skenari

Gazeta Express

30/09/2020 21:04

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për media ku ndër të tjera bëri bujë përgjigja ndaj pyetjes së gazetares Marsela Karapanço.

Kjo e fundit e pyeti nëse po kopjonte qeveria nga programi i opozitës, ku kryeministri u përgjigj me ironi: “Vdeksha unë për ty dhe zotin Basha!”.Për të gjithë ata që nuk e njohin, Karapanço është reportere politike prej vitesh ku momentalisht është stacionuar në televizionin A2.

Lexo Edhe:

Me një karierë të gjatë mediatike që nis nga viti 2009, ajo kryesisht ndjek zhvillimet në kampin mazhoritar, qeverinë, aktivitetet e kryeministrisë, Partinë Socialistë, komisionet parlamentare dhe përfaqësinë diplomatike të SHBA në Tiranë.

Veç të tjerash, Karapanço ka ndjekur edhe një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit duke marrë gjithashtu një sërë vlerësimesh.