Katër punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës përbrenda një periudhe të shkurtër kohore. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, janë pyetur nga gazetari se a e ndjejnë veten përgjegjës për vdekjet e punëtorëve në vendet e punës teksa futeshin në seancën e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Sveçla s’është deklaruar fare, teksa Zyba ka thënë se ndjen keqardhje por që s’e ndjen vetën përgjegjës.