Vdekja e trefishtë në Bulqizë, ISHTI ka një tjetër version: Mund të jenë asfiksuar nga soba me dru - Gazeta Express
string(96) "vdekja-e-trefishte-ne-bulqize-ishti-ka-nje-tjeter-version-mund-te-jene-asfiksuar-nga-soba-me-dru"

Gazeta Express

14/02/2020 20:07

Vdekja e trefishtë në Bulqizë, ISHTI ka një tjetër version: Mund të jenë asfiksuar nga soba me dru

Gazeta Express

14/02/2020 20:07

Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial me një grup ekspertësh ka shkuar në banesën e familjes Tola në Ostren të Bulqizës, për të bërë verifikimet mbi shkaqet e ndarjes nga jeta të nënës me dy fëmijët brenda banesës.

Grupi i ekspertëve ka konstatuar një bombol gatimi me gaz në ballkonin e shtëpisë, e cila ishte me siguresë të mbyllur, ndërsa në banesë nuk është ndjerë erë gazi, çka sipas tyre heq dyshimet se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi.

Lexo Edhe:

Raportohet se familja Tola ngrohej me sobë me dru, dhe dyshimet janë që familja të jenë asfiksuar nga tymi i përhapur në dhomë.

“Kjo në foto është bombola e gazit në shtëpinë e familjes Tola në Bulqizë e gjetur nga grupi i ekspertëve të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial – ISHTI.

Ajo ka qenë në pjesën e ballkonit të banesës. Kjo bombol mban rreth 10 litra gaz por në momentin kur është gjetur nga ekspertët ka rezultuar me 5 litra por me siguresë të mbyllur. Ndërkohë në pjesën e brendshme të shtëpisë në një dhomë të vogël grupi i ekspertëve ka evidentuar një sobë drush çka ka bërë që të dyshojnë që vdekja e anëtarëve të familjes Tola të ketë ardhur si pasoje e sasisë së madhe të druve dhe mbushjes së dhomës me sasi të madhe tymi.

Gjithashtu ekspertët e ISHTI thonë që në momentin që kanë shkuar në banesë por edhe nga komunikimet me fqinjët nuk kanë ndjerë erë gazi. Fakti që bombola e gazit ka qenë me siguresë të mbyllur i bën ata të presin rezultatet e ekspertizës për të dhënë përgjigjen e saktë sa i takon arsyes që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve të familjes Tola në Bulqizë”, njofton ISHTI përmes një njoftimi për mediat.