string(64) "vdekja-e-papa-franceskut-ne-itali-shtyhen-krejt-ndeshjet-e-sotme"

Futboll

Gazeta Express

21/04/2025 11:14

Vdekja e Papa Françeskut, në Itali shtyhen krejt ndeshjet e sotme

Futboll

Gazeta Express

21/04/2025 11:14

Vdekja e Papa Françeskut, udhëheqësit të Kishës Katolike Romake e ka prekur edhe botën e futbollit.

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) po e vajton vdekjen e tij, e cila ndodhi paraditen e sotme në moshën 88 vjeçare, njoftojnë mediat italiane, përcjell “Gazeta Express”.

Për këtë, presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e sotme në futbollin italian janë shtyrë, përfshirë edhe ato të Serie A.

Së fundmi, Papa Françesku i kishte mbijetuar një periudhe të rëndë të pneumonisë së dyfishtë, por u shua sot. /Gazeta Express

aaaaa