Vdekja e nobelistit Tutu, Afrika e Jugut dhe bota nderojnë heroin, 1 javë homazhe - Gazeta Express
string(79) "vdekja-e-nobelistit-tutu-afrika-e-jugut-dhe-bota-nderojne-heroin-1-jave-homazhe"

Lajme

Gazeta Express

27/12/2021 12:56

Vdekja e nobelistit Tutu, Afrika e Jugut dhe bota nderojnë heroin, 1 javë homazhe

Lajme

Gazeta Express

27/12/2021 12:56

Do të zgjasin një javë homazhet në Afrikën e Jugut, për heroin kundër aparteidit, Kryepeshkopin Desdemond Tutu, i cili u nda nga jeta të dielën në moshën 90-vjeçare. Planet parashikojnë një ceremoni shtetërorë qe do të zgjasë dy ditë, para funeralit zyrtar në 1 janar në Cape Town. Tutu ishte një prej personaliteteve më të njohur e të nderuar të Afrikës së Jugut, dhe mesazhet e ngushëllimit kanë ardhur nga e gjithë bota përfshirë mbretëreshën Elizabeth, presidentin amerikan Joe Biden dhe Papa Françeskun.

“Në këtë sezon të gëzueshëm kur shumë njerëz festojnë me familjarë e miq, ne humbëm një prej njerëzve më të shquar më të guximshëm e më të dashur mes nesh. Kryepeshkopi Desdemond Tutu ishte një prej njerëzve më patriot, jeta e të cili t’ju kushtua shërbimit të të tjerëve. Në shumë mënyra ishte thelbi i njerëzimit”, u shpreh Cyril Ramaphosa, presidenti i Afrikës së Jugut.

Bashkëkohës i Nelson Mandelës, Tutu u vlerësua me çmimin Nobel për paqen në vitin 1984 për rolin e tij në betejën për rrëzimin e sistemit të aparteidit, i vendosur nga qeveria e pakicës së bardhë kundër shumicës me ngjyrë në Afrikën e Jugut nga 1948 deri në 1991. Te dielën, afrikanojugor të të gjitha moshave ndaluan në katedralen e Saint Geogre në Cape Town për të vendosur lule e për t’i bërë homazh heroit kombëtar.

“Ai ka qenë një personazh kyç për të gjithë afrikanët dhe një personazh shumë i rëndësishëm për botën, Do të na mungojë shumë, por trashëgimia e tij do të jetojë”, tha Rupaire Koopman.

Bashkia e Cape Town u ndriçua me të përpurt në ndërtim të Kryepeshkopit. Presidenti Biden tha se ishte zemërthyer për vdekjen e atij që e quajti shërbëtor të vërtetë te Zotit dhe njerëzve, ndërsa paraardhësi i tij Barak Obama e përshkroi Tutu si mendor, mik dhe busull morale. Mbretëresha Elizabeta tha se i kujtonte me dashuri dhe humor takimet me te.