Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për vdekjen e shtetasit të huaj gjatë ditës së enjte në Prizren.
Sipas Policisë, viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse pas rrokullisjes me motor.
Rasti në fjalë po cilësohet si “hetim i vdekjes”
“Prizren 09.04.2026. Raportohet se si pasojë e rrokullisjes së motorit viktima mashkull shtetas I huaj kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalur njësitet përkatëse, ndersa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, njofton Policia
Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...