Vdekja e një punëtoreje në Spanjë ndez alarmin: Mbi 35,000 kërkojnë masa kundër punës në temperatura të larta - Gazeta Express
string(107) "vdekja-e-nje-punetoreje-ne-spanje-ndez-alarmin-mbi-35000-kerkojne-masa-kunder-punes-ne-temperatura-te-larta"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 14:00

Vdekja e një punëtoreje në Spanjë ndez alarmin: Mbi 35,000 kërkojnë masa kundër punës në temperatura të larta

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 14:00

Mbi 35,000 njerëz në Spanjë kanë nënshkruar një peticion që i kërkon qeverisë të vendosë një temperaturë, mbi të cilën njerëzit nuk mund të punojnë në ambiente të hapura.

Peticioni vjen pas vdekjes së Montse Aguilar, një pastruese rrugësh në Barcelonë, e cila humbi jetën në valën e parë të nxehtësisë në Spanjë, pas punës në ambient të hapur ku temperaturat kishin kaluar 35 gradë Celsius.

Sipas The Guardian, peticioni është nisur nga Elvira Gomez, një tjetër pastruese rrugësh në Katalonjë.

“Ne jemi mijëra që punojmë në ajër të hapur, pa hije, në punë fizike të vështira, me rroba të trasha dhe shpesh në temperatura deri në 40 gradë, pa akses në ujë apo vende pushimi,” theksohet në peticion.

E ndërsa ligji spanjoll kërkon që kompanitë të marrin masa për të mbrojtur punonjësit gjatë paralajmërimeve zyrtare për nxehtësi, Gomez ka thënë se kjo nuk mjafton.

Bëhet e ditur se ligji në Spanjë ka përcaktuar kufij për punonjësit në zyra, duke kërkuar që ambientet e brendshme të qëndrojnë në maksimum 27 gradë.

“Por nëse punon në rrugë, nuk ka kufizim,” thotë Gomez, duke bërë thirrje që Spanja – ku valët e nxehtësisë janë bërë më të shpeshta – të ndërmarrë masa urgjente.

“Ne nuk duam të qajmë vdekjen e më shumë kolegëve tanë nga rraskapitja nga nxehtësia,” përfundon peticioni.