Vdekja e një personi në stacionin policor në Suharekë, IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe dy policëve - Gazeta Express
string(112) "vdekja-e-nje-personi-ne-stacionin-policor-ne-suhareke-ipk-rekomandon-suspendimin-e-nje-rreshteri-dhe-dy-policeve"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 13:26

Vdekja e një personi në stacionin policor në Suharekë, IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe dy policëve

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 13:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stacionin policor në Suharekë, ku një person që ishte i ndaluar si i dyshuar për një rast të dhunës në familje, ka vdekur. I njëjti dyshohet se është vetë-ngulfatur brenda dhomës së ndalimit në stacion policor, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë rast, Inspektorati Policor i Kosovës bazuar ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, një rreshter e dy policë, të cilët janë punonjës në këtë stacion në Suharekë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren.

‘‘Bazuar në pozitat dhe përgjegjësitë konkrete të zyrtarëve në fjalë, dhe nga veprimet e ndërmarra hetimore, në këtë fazë ekziston dyshimi i arsyeshëm se me veprimet apo mosveprimet e tyre nga zyrtarët policorë mund të ketë pasur neglizhencë të mundshme në përmbushjen e detyrave zyrtare, veçanërisht në aspektin e garantimit të sigurisë së personit të ndaluar’’, thuhet mes tjerash në reagimin e IPK-së.

Nga IPK është thënë se suspendimi i përkohshëm paraqet masë të përkohshme mbrojtëse, në funksion dhe interes të garantimit të integritetit të hetimit që po zhvillohet lidhur me këtë rast, si dhe të shmangies së çdo ndikimi të mundshëm në procesin hetimor.

Komunikata:

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë të stacionit policor të Suharekës

Prishtinë/Suharekë, 4 korrik 2025,

Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për të zyrtarë policorë (një rreshter dhe dy zyrtarë policorë), të gjithë punonjës në Stacionin Policor në Suharekë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren.

Kjo kërkesë për suspendim përkohshëm dhe në interes të hetimit, mbështetet në rrethanat e krijuara nga vdekja tragjike e një të ndaluari si i dyshuar për një rast të dhunës në familje e i cili sipas të dhënave dhe hetimeve preliminare, dyshohet se është vetë-ngulfatur brenda dhomës së ndalimit në stacion policor.

Bazuar në pozitat dhe përgjegjësitë konkrete të zyrtarëve në fjalë, dhe nga veprimet e ndërmarra hetimore, në këtë fazë ekziston dyshimi i arsyeshëm se me veprimet apo mosveprimet e tyre nga zyrtarët policorë mund të ketë pasur neglizhencë të mundshme në përmbushjen e detyrave zyrtare, veçanërisht në aspektin e garantimit të sigurisë së personit të ndaluar.

Suspendimi i përkohshëm paraqet masë të përkohshme mbrojtëse, në funksion të dhe interes të garantimit të integritetit të hetimit që po zhvillohet lidhur me këtë rast, si dhe të shmangies së çdo ndikimi të mundshëm në procesin hetimor.

IPK në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast që po trajtohet në këtë fazë si hetim i vdekjes. /GazetaExpress