Vdekja e nënës dhe dy fëmijëve në Bulqizë! Mjeku: Dyshohet helmim nga ushqimi, pritet ekspertiza mjeko-ligjore - Gazeta Express
string(107) "vdekja-e-nenes-dhe-dy-femijeve-ne-bulqize-mjeku-dyshohet-helmim-nga-ushqimi-pritet-ekspertiza-mjeko-ligjore"

Vdekja e nënës dhe dy fëmijëve në Bulqizë! Mjeku: Dyshohet helmim nga ushqimi, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

Gazeta Express

14/02/2020 15:27

Tragjedia e trefishtë në Ostren të madh të Bulqizës që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve, dyshohet të jetë shkaktuar nga helmimi për shkak të ushqimit. Ngjarja e cila u raportua fillimisht si asfiskim për shkak të bombolës së gazit, tashmë dyshohet të ketë për shkaktar ushqimin. Mjeku i zonës ka deklaruar se bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës ku u gjetën të pajetë nëna me dy fëmijët, si dhe dritaret e saj kanë qenë të hapura.

Nëna dhe dy fëmijët e saj, vajza 19 vjeç dhe djali 14, kanë ndërruar jetën tragjikisht në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë, në kufi me Maqedoninë,

Lexo Edhe:

Sipas policisë tragjedia e trefishtë u shkaktua pas asfiksisë nga bombola e gazit, por një tjetër pistë ku po hetohet është edhe ajo e helmimit nga ushqimi, pasi mjeku i zonës ka deklaruar se bombola e gazit ndodhej në ambientet e jashtme të banesës.

Ndërkohë, e vetmja e mbijetuar është vajza tjetër e familjes, 16-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet për në spitalin e Bulqizës. 

Ngjarja ka ndodhur në familjen e Ylber Tolaj. 

Gruaja 40-vjeçare R.Tola është gjetur e pajetë – njofton policia – së bashku me fëmijët e saj, vajzën dhe djalin. “Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.