Vdekja e mjekut Boga, Meta: Mjekësia shqiptare humbi një njeri të palodhur - Gazeta Express
string(72) "vdekja-e-mjekut-boga-meta-mjekesia-shqiptare-humbi-nje-njeri-te-palodhur"

Gazeta Express

07/06/2020 10:52

Vdekja e mjekut Boga, Meta: Mjekësia shqiptare humbi një njeri të palodhur

Gazeta Express

07/06/2020 10:52

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vdekjen e mjekut të njohur shqiptar Panajot Boga.

“Mjekësia shqiptare humbi mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik dhe aplikuesin vizionar të shkencës progresive në fushën e Ortopedisë, i cili la pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve”, shkruan Meta.

Mesazhi i Metës

Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Profesorit të nderuar dhe mjekut të shquar të Ortopedisë shqiptare, Panajot Boga.

Mjekësia shqiptare humbi mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik dhe aplikuesin vizionar të shkencës progresive në fushën e Ortopedisë, i cili la pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve.

Ngushëllime të sinqerta familjes së dashur Boga, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë komunitetit të mjekëve.

I përjetshëm kujtimi i Profesor Bogës!