Vdekja e gruas në Gjakovë, deklarata e Spitalit “Isa Grezda” - Gazeta Express
string(57) "vdekja-e-gruas-ne-gjakove-deklarata-e-spitalit-isa-grezda"

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 7:13

Vdekja e gruas në Gjakovë, deklarata e Spitalit “Isa Grezda”

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 7:13

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku një grua ka ndërruar jetë pasi që e njëjta, kishte rënë në ujë nga Ura e Moglicës.

Kështu është konfirmuar për Gazetën Express, nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ky i fundit ka bërë të ditur se fillimisht, viktima ishte dërguar në spital për trajtim mjekësor, porse, spitali kishte njoftuar me vonë se gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

Për këtë rast është deklaruar edhe Spitali “Isa Grezda”, duke dhënë detajet më poshtë:

Më datë 21.03.2026, rreth orës 20:15, në Shërbimin e Emergjencës në Spital është sjellë nga ekipi i Urgjencës së Mjekësisë Familjare një paciente femër, me shenja jete, në gjendje të rëndë politraume dhe e pavetëdijshme.

Në momentin e pranimit, pacientja paraqitej në gjendje të rëndë të përgjithshme, me tension arterial 210/100 mmHg.

Ekipi mjekësor ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat emergjente sipas protokolleve në fuqi, përfshirë intubimin endotrakeal dhe fillimin e reanimimit kardiopulmonar (RKP).

Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit dhe reanimimit të vazhdueshëm, pacientja nuk ka reaguar ndaj terapisë dhe ka ndërruar jetë në orën 21:20.

Rreth orës 22:00, me asistencën e Policisë së Kosovës, është bërë identifikimi i pacientes.

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” shpreh keqardhje për këtë rast dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të së ndjerës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement