Vdekja e George Floyd-it i bën bashkë Nike-n dhe Adidas-in - Gazeta Express
string(51) "vdekja-e-george-floyd-i-ben-bashkee-nike-dhe-adidas"

Gazeta Express

31/05/2020 7:58

Vdekja e George Floyd-it i bën bashkë Nike-n dhe Adidas-in

Gazeta Express

31/05/2020 7:58

Gjigantët Nike dhe Adidas janë bërë bashkë pas vdekjes së George Floyd që shkaktoi protesta të dhunshme në mbarë vendin për të vendosur theksin te dhuna policore dhe racizmi.

Nike postoi në rrjetet sociale një fushtë kundër racizmit duke përdorur sloganin e njohur “Just Do It”.

Lexo Edhe:

“Për herë të vetme, mos e bëj. Mos pretendo që racizmi nuk është problem në Amerikë. Mos i kthe shpinën racizmit. Mos prano që të na merren jetë të pafajshme.”

Nga ana tjetër, si asnjëherë, Adidas ripostoi fushatën e Nike duke shkruar: “Bashkë mund të ecim përpara. Bashkë mund të bëjmë një ndryshim”. Ndjekësit në rrjete sociale shkruan ndër të tjera se “nuk e mendonin kurrë se Adidas dhe Nike do të bashkoheshin”.