Vdekja e foshnjave në Berat, flet drejtoresha e spitalit: I sollën pa shenja jete - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

26/01/2020 20:24

Vdekja e foshnjave në Berat, flet drejtoresha e spitalit: I sollën pa shenja jete

Ballina

Gazeta Express

26/01/2020 20:24

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Beratit, Edlira Shkëmbi flet për ngjarjen e rëndë të vdekjes së dy foshnjave binjake 5- muajshe.

Sipas saj foshnjat mbërritën pa shenja jetë në spital, ndërsa pohon se pritet përgjigja e mjekësisë ligjore për rastin.

“Ditën e sotme rreth orës 10.00 në shërbimin e Pediatrisë u paraqitën dy fëmijë binjakë (djem) të moshës 4 deri 5 muaj banues në lagjen Uznovë, shoqëruar nga nëna e tyre. Mjeku pediatër referon se fëmijët ishin të dy pa shenja vitale në momentin që kanë ardhur në spital dhe mund të kishin 1 orë që mund të kishin vdekur.

Në këto kushte, mjeku thjesht ka konfirmuar vdekjen pa pasur mundësi të jepte ndihmë mjekësore. Fëmijët nuk janë paraqitur më parë në spital për vizitë dhe nuk kemi informacion mbi historikun apo problematika për shëndetin e tyre. Fëmijët u transferuan në Morgun e Spitalit. Menjëherë u ftua mjekësia ligjore dhe policia për të gjetur shkakun e vdekjes”, tha drejtoresha e Spitalit.