string(78) "vdekja-e-dyshimte-ne-istog-viktima-dyshohet-se-ka-rene-nga-ballkoni-i-shtepise"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 10:25

Vdekja e dyshimtë në Istog, viktima dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 10:25

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për një rast që ka ndodhur dje në Gurrakoc të Istogut. Atje një grua është gjetur pa shenja jete pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë.

“HETIM I VDEKJES- Istog 10.06.2025 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare në oborrin e shtëpisë së saj ishte gjetur pa shenja jete, dyshohet se ajo ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”

https://www.gazetaexpress.com/mg/nje-62-vjecare-gjendet-pa-shenja-jete-ne-gurrakoc-te-istogut-dyshohet-se-ka-rene-nga-nje-lartesi-prej-7-8-metra/