Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vdekjen e Greta Kryeziut, drejtoreshë e Shëndetësisë në Kamenicë.
Ai ka thënë se me pikëllim të thellë e mori lajmin për vdekjen e anëtares së AAK-së.
“Një sëmundje e rëndë ia mori jetën brenda pak ditësh, duke lënë dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe miqtë”, ka shkruar Haradinaj.
“Greta ishte vajzë e përkushtuar, me shumë plane për të ardhmen. Ajo do të kujtohet si profesioniste e zellshme dhe bashkëpunëtore e çmuar. Ka qenë kandidate për deputete dhe së fundmi kandidate për Asamblenë Komunale në Kamenicë, duke treguar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për shërbimin ndaj qytetarëve”, ka thënë ai.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve. U prehtë në paqe”, shkroi Haradinaj.