Vdekja e Diogo Jotas, vjen reagimi i UEFA-s - Gazeta Express
string(42) "vdekja-e-diogo-jotas-vjen-reagimi-i-uefa-s"

Futboll

Gazeta Express

03/07/2025 12:03

Vdekja e Diogo Jotas, vjen reagimi i UEFA-s

Futboll

Gazeta Express

03/07/2025 12:03

Federata Evropiane e Futbollit – UEFA ka reaguar pas lajmit për vdekjen e yllit të Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva në një aksident të tmerrshëm trafiku në Spanjë, shkruan “Gazeta Express”.

“Në emër të komunitetit evropian të futbollit, jemi thellësisht të trishtuar të mësojmë për ndarjen tragjike nga jeta të Diogo Jotas, lojtarit të kombëtares portugeze dhe sulmuesit të Liverpool FC, së bashku me vëllain e tij André Silva. Mendimet tona janë me familjen, miqtë, shokët e ekipit dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe”, shkroi shtëpia e futbollit evropian. /Gazeta Express