Vdekja e Adem Gashit, Ilir Shaqiri e quan “gjeneral poeti”, zbulon edhe një detaj interesant - Gazeta Express
string(88) "vdekja-e-adem-gashit-ilir-shaqiri-e-quan-gjeneral-poeti-zbulon-edhe-nje-detaj-interesant"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2024 12:09

Vdekja e Adem Gashit, Ilir Shaqiri e quan “gjeneral poeti”, zbulon edhe një detaj interesant

Lajme

Gazeta Express

16/01/2024 12:09

Këngëtari Ilir Shaqiri ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit Adem Gashi në moshën 70-vjeçare.

Shaqiri ka thënë se kënga e tij “Sërish vjen marsi” dhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut mbajnë vulën e Gashit, raporton Express.

Ai ka përmendur edhe se si Gashi ka qenë drejtor i Programit Satelitor në RTSh gjatë kohës së luftës.

“I trishtueshëm ky mëngjes janari. U nda nga jeta gjeneral poeti  Adem Gashi, autori i shumë librave me poezi e prozë, drejtori i Programit Satelitor në RTSh gjatë kohës së luftës çlirimtare në Kosovë, fuqidhënësi më madhor i këngës atdhetare në kohën e sotme. “Serish vjen marsi” dhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut mbajnë vulën e tij të përjetëshme. Lamtumirë, mik i shtrenjtë!”, ka shkruar Shaqiri.