Vdekja e 67-vjeçares në Tiranë, fqinjët: Prej kohësh kishte haluçinacione, djali ishte i dhunshëm - Gazeta Express
string(94) "vdekja-e-67-vjecares-ne-tirane-fqinjet-prej-kohesh-kishte-halucinacione-djali-ishte-i-dhunshem"

Gazeta Express

10/08/2020 9:58

Vdekja e 67-vjeçares në Tiranë, fqinjët: Prej kohësh kishte haluçinacione, djali ishte i dhunshëm

Gazeta Express

10/08/2020 9:58

Veronika Ramadani është gruaja 67-vjeçare e cila u gjet e vdekur brenda banesës së saj këtë të hënë në zonën e Laprakës.

News 24 raporton se prej orës mbahet i shoqëruar në Polici djali i saj, me të cilin jetonte, i cili mësohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Lexo Edhe:

Fqinjët kanë treguar se 45-vjeçari ishte shumë i dhunshëm me nënën e tij dhe çështja e tyre ka shkuar më shumë se 4 herë në Polici.

Viktima kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor kohet e fundit, kishte halucinacione.

Kanë qenë fqinjët e saj që kanë treguar se ajo shpesh në mes të natës trokiste në dyert e tyre e kërkonte ndihmë, pasi shikonte persona që përpiqeshin ta grabisnin.