Vdekja e 4-vjeçares në rrethana të dyshimta ngjall reagime të shumta, kërkohet hetim i shpejtë i rastit - Gazeta Express
string(103) "vdekja-e-4-vjecares-ne-rrethana-te-dyshimta-ngjalle-reagime-te-shumta-kerkohet-hetim-i-shpejte-i-rastit"

Vdekja e 4-vjeçares në rrethana të dyshimta ngjall reagime të shumta, kërkohet hetim i shpejtë i rastit

Lajme

Gazeta Express

22/02/2024 8:47

Vdekja e një vajze katërvjeçare nga Gjakova të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shkaktuar reagime të shumta në vend. Policia e Prokuroria kanë nisur hetimet për rastin, derisa familjarët kanë akuzuar mjekët për neglizhencë.

Nëna e 4-vjeçares ka thënë se vajza e saj ishte rrahur nga disa fëmijë të tjerë.

Lexo Edhe:

Ajo tha për mediat se vajza e saj kishte shumë temperaturë dhe menjëherë e ka dërguar në shtëpinë e shëndetit në Gjakovë ku i kishin dhënë një shurup, por kur është kthyer në shtëpi, gjendja e vajzës ka vazhduar të jetë e rëndë dhe e ka dërguar sërish në mbrëmje.

Më pas ajo tregon se e kanë dërguar në Prishtinë me ambulancë, por që siç thotë ajo, prindërit nuk janë lejuar të shkojnë me ta.

Tutje, ajo thotë se për vdekjen e vajzës e kanë kuptuar nga Facebook, dhe se banorët në lagje kishin filluar t’i shkonin në shtëpi, pasi kishin kuptuar për rastin.

Pas dyshimeve të ngritura nga prindërit se personeli mjekësor e ka neglizhuar rastin e vajzës së tyre duke shkaktuar fatalitet, nga Spitali i Gjakovës kanë thënë se kanë ofruar të gjithë dokumentacionin e kërkuar që nga momenti i pranimit të rastit, e deri në momentin e referimit të pacientes për QKUK.

“Në lidhje me raportimet për trajtimin e fëmijës (4 vjeçar), fillimisht ju njoftojmë se më datë 16 shkurt 2024, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë, ku pas konsultimit me Pediatrin, Ortopedin dhe Kirurgun, fëmija ndalohet për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirurgjisë”, thuhet në reagimin për media.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Policia e Kosovës, dhe Prokuroria kanë filluar hetimet. Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, shprehim ngushëllime familjes me rastin e humbjes së fëmijës së tyre, bashkëndjejmë me familjen”, bëhet e ditur më tej në reagimin e spitalit.

Ndërkaq Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës, ka bërë të ditur se katërvjeçarja nga Gjakova, ka vdekur si pasojë e Sepsës, infeksion i shkallës së lartë.

“Pas të gjitha konsultave, vendoset për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë ( infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë). Përkundër të gjitha masave reanimatore të ekipeve të mjekëve të Klinikës së Pediatrisë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, fëmija ndërron jetë me datë 19 shkurt 2024”,  u tha në komunikatën e QKUK-së dhe ShSKUK-së.

ShSKUK dhe QKUK kanë deklaruar se nga Spitali i Gjakovës, është kërkuar raporte të detajuara të cilat do të shqyrtohen.

“ShSKUK, apelon që në publik, mos të spekulohet në lidhje me shkaqet e vdekjes së pacientes, deri në rezultatet e hetuesisë, të cilat do të merren parasysh edhe nga ShSKUK për veprime të mëtejme”, theksohet në komunikatën për media.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dhënë edhe detaje tjera rreth trajtimit të katërvjeçares.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me trajtimin mjekësor të 4 vjeçares nga Gjakova, sqaron, se e njëjta ka kërkuar ndihmë mjekësore, rreth orës 15:00, të datës 17 shkurt 2024, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Pacientja sjellët nga Spitali i Gjakovës, si rast i intubuar për në Qendrën Emergjente të QKUK-së, me parametra vital dhe me gjendje mjaftë të rënduar shëndetësore. Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, kryhen të gjitha analizat laboratorike dhe ato diganostike – radiologjike, thirrën në konsultë edhe mjekët e lëmenjve përkatëse”, tu tha në komunikatë.

Pas të gjitha konsultave, vendoset për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë ( infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë). Përkundër të gjitha masave reanimatore të ekipeve të mjekëve të Klinikës së Pediatrisë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, fëmija ndërron jetë me datë 19 shkurt 2024”, thuhet në njoftimin e QKUK-së dhe ShSKUK-së.

“ShSKUK, apelon që në publik, mos të spekulohet në lidhje me shkaqet e vdekjes së pacientes, deri në rezultatet e hetuesisë, të cilat do të merren parasysh edhe nga ShSKUK për veprime të mëtejme”, theksohet në komunikatën për media.

E Avokati i Popullit se ka nisur hetimet për vdekjen e 4-vjeçares në Gjakovë. Sipas një komunikate të lëshuar, ky institucion ka përcjellur me shqetësim lajmin nga mediat lidhur me humbjen e jetës së fëmijës nga Gjakova. Avokati i Popullit thotë se e ”e drejta në jetë është një e drejtë universale për të gjitha qeniet njerëzore, dhe si e tillë mbrohet me Kushtetutë dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës.

“Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të zhvilloj hetimet lidhur me rastin dhe do tё monitoroj atë nga afër dhe nё vazhdimësi nё mënyrë qё tё siguroj se tё gjitha institucionet pёrgjegjёse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj”, u tha në komunikatë.