Të dielën Paparaci raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur te Hotel Grandi në Prishtinë, ku një 30-vjeçar ishte gjetur i vdekur.
Paparaci ka mëesuar se personi, që u gjet i vdekur është Erblin Shala, i cili ishte anëtar i Innovation Centre Kosovo (ICK).
Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar edhe ICK, ku Shala kishte drejtuar kompani në fushën e dizajnit.
Edhe vëllai i të ndjerit, Besart Shala ka reaguar përmes një postimi i cili tha se do ta kujtojë përherë.