Vdekja e 17-vjeçares shqiptare në shtratin e prindërve të saj! Prokuroria italiane nën hetim për vrasje mjekun e urgjencës - Gazeta Express
string(121) "vdekja-e-17-vjecares-shqiptare-ne-shtratin-e-prinderve-te-saj-prokuroria-italiane-nen-hetim-per-vrasje-mjekun-e-urgjences"

Vdekja e 17-vjeçares shqiptare në shtratin e prindërve të saj! Prokuroria italiane nën hetim për vrasje mjekun e urgjencës

Gazeta Express

19/02/2020 8:58

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e adoleshentes shqiptare, Aurora Grazini, në Itali. Mediet italiane shkruajnë se një mjek i  urgjencës të spitalit Belcolle në Viterbo të Italisë, po hetohet për vrasje nga Prokuroria. Ky hetim ka nisur pas marrjes së dokumneteve dhe dëshmive në spital pasi  pak orë para se të ndërronte jetë 17-vjeçarja kishte marrë mjekim në spital. Sipas hetimeve, vajza e re ishte shoqëruar nga anëtarët e familjes në dhomën e urgjencës nga ku ishte liruar në përfundim të kontrollit. Mjekët i kishin lejuar atë që të kthehej në banesë dhe e kishin këshilluar që të shkonte tek një psikolog.

Aurora Grazini, e cila u gjet e pajetë mëngjesin e 15 shkurit në shtratin e prindërve të saj, në shtëpinë ku banonte, në Montefiascone, Viterbo, në Itali. Vajza kishte pak kohë që ishte ndarë nga i dashuri i saj dhe për këtë gjë ishte ndierë shumë keq. Madje, kohët e fundit adoleshentja kishte pasur edhe probleme shëndetësore, si ankth dhe pagjumësi, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar nga ndarja me të dashruin. Nëna e saj e kishte çuar edhe në spital, pasi vajza javët e fundit kishte humbur shumë peshë dhe ishtë në ankth. Ende nuk ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktuar shkaqet e vdekjes së vajzës.

Lexo Edhe:

Burimi: Repubblica.it