Vazhdon zjarri pranë Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçës, situata mbahet nën monitorim - Gazeta Express
string(87) "vazhdon-zjarri-prane-parkut-natyror-te-germenjes-ne-korces-situata-mbahet-nen-monitorim"

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2025 10:50

Vazhdon zjarri pranë Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçës, situata mbahet nën monitorim

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2025 10:50

Situata e vatrave të zjarrit në zonën kufitare në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë ka disa riaktivizime.

Si pasojë e drejtimit të erës, zjarri ka patur tendencë drejt Rezervatit Gërmenj-Shelegur dhe në piramidën 14 në territorin shqiptar e afërsi me vijën kufitare me Greqinë, por pa prekur kurorën e masivit pyjor që është zonë e mbrojtur.

Si pasojë e zjarrit, herë pas here janë dëgjuar edhe shpërthime municionesh që gjenden në zonën kufitare mes dy shteteve. Situata po monitorohet dhe po punohet për krijimin e disa kordonëve kufizues. Në terren ndodhen rreth 35 forca të emergjencave civile.