Vazhdon të shfaqet në CINEPLEXX filmi “PRANVERË E PAHARRUAR NË FSHATIN E HARRUAR” - Gazeta Express
string(79) "vazhdon-te-shfaqet-ne-cineplexx-filmi-pranvere-e-paharruar-ne-fshatin-e-harruar"

Vazhdon të shfaqet në CINEPLEXX filmi “PRANVERË E PAHARRUAR NË FSHATIN E HARRUAR”

Gazeta Express

06/12/2019 14:26

Filmit artistik i metrazhit të gjatë “PRANVERË E PAHARRUAR NË FSHATIN E HARRUAR” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit vazhdon te shfaqet në kinemanë CINEPLEXX – Prishtinë dhe në Cineplexx – Prizren.

Jetën e zakonshme dhe të qetë të një fshati ‘të harruar’ e çrregullon ardhja e tri prostituteve në kafenenë e fshatit. Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke shpenzuar gjithë paratë në alkool dhe prostituta.

Lexo Edhe:

Në shkollë fillon të mbizotërojë një gjendje kaotike.

Hoxha i fshatit e humb autoritetin dhe xhamia mbetet pa besimtarë. Vetëm dy të rinjë përfitojnë nga kjo rrethanë duke arritur t’a realizojnë lidhjen e dashurisë së ndaluar nga prindërit. Në fund gratë e fshatit çohen në kryengritje dhe si pasojë kafeneja digjet, ndërsa jeta në fshat duket se do të kthehet përsëri në normalitet.

Në film është përfshirë një kastë e madhe aktorësh nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, ndër të cilët: Shkumbin Istrefi, Osman Ahmeti, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Salaetin Bilall, Muzbajdin Qamili, Vjollca Bekteshi Hamiti, Adriana Matoshi, Diana Spasova, Hismet Ramadani, Musa Isufi, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Adrian Aziri, Bujar Ahmeti, Shengyl  Ismaili, Donikë Ahmeti, Taulanta Jupi, Mona Mustafa, Sokol Hajrullai, Ilire Vinca, Vebi Qerimi, Adem Karaga, Muzafer Etemi, Besmir Bitraku, Gentë Ratkoceri, Lili Çavdarova Suçeva, Amernis Nokshiqi Jovanovska, Emine Kadriu, Flora Kadriu, Blerim Dardhishta, Muhamed Arifi, Mendim Murtezi, Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Elhame Bilalli, Hajrullah Ramizi, Zijadin Murtezi, Vaske Niço, etj…

Premierën botërore ky film e ka pasur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë. Mëpastaj filmi është shfaqur në kuadër të programit zyrtar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “PRIFEST” në Prishtinë, në Nancy International Film Festival në Francë dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “TIFF” në Tiranë.

Filmi është fitues i çmimit të publikut (“Audience Award”) në “PRIFEST 2019” në Prishtinë dhe çmimit “Special Mention” në “TIFF 2019” në Tiranë.

Financiarisht filmi është i mbështetur nga Agjencioni për Film i Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë.