Vazhdon “shpërthimi” i talentëve kosovarë në Evropë - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

05/06/2020 15:29

Vazhdon “shpërthimi” i talentëve kosovarë në Evropë

Rozë

Gazeta Express

05/06/2020 15:29

Fillimisht Azet, më pastaj Dhurata Dora, Dafina Zeqiri, Mozzik e Loredana e plotë artistë të tjerë shqiptarë arritën të lënë gjurmë nëpër shtetet e Evropës me krijimet e tyre, të cilat tashmë janë shëndrruar në hite.

Artistët tanë po kërkohen nëpër të gjitha klubet më të famshme europiane, duke dhuruar kështu performanca të paharruara kudo qe marrin pjesë.

Njejtë pritet të ndodh edhe me dyshen e re shumë të talentuar PLISA DHE FAUSTABAL të cilët kanë filluar me sukses karrierën e tyre në Gjermani.

Së fundmi, dyshja  janë duke jetuar në një “bum” të kohës në industrinë e muzikës në shtetin gjerman, pavarësisht që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, ata me bashkëpunime me reperët e vendeve tjera!

Ata karakterizohen si labeli i parë që kanë arritur të bëjnë muzikë me artistë gjerman në “trend mixed language”.

Puna e tyre ka shpërthyer edhe në livestream, në kanalin e youtubes dhe është duke u pëlqyer nga shumë të rinj e te reja.

Camouflage Music Sëitzerland është labeli i tyre, i cili pritet që këtë verë dhe në të ardhmen e afërt të jetë një nga më të famshmit në këtë industri.

“SCHENIEN” mban emrin kënga e tyre e cila ka marrë një vëmendje mjaft të madhe dhe po komentohet mjaft mirë nga ekspertët e muzikës, duke e cilësuar dyshen si mjaft të talentuar dhe premtuese./Gazeta Express/

PLISA x FAUSTBATAL – SCHEINEN (Official Video)