Vazhdon seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës - Gazeta Express
string(54) "vazhdon-seanca-per-buxhetin-2026-ne-kuvendin-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 7:20

Vazhdon seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 7:20

Sot vazhdon seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendi i Kosovës, në të cilën do të diskutohet për buxhetin e shtetit. Pas diskutimeve me shefat e grupeve parlamentare, të premten, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca për buxhetin është shtyrë për sot dhe do të fillojë në orën 10:00.

Votimi i buxhetit për vitin 2026 në lexim të parë hasi në kundërshtimin e partive opozitare, të cilat kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar dokumentin prej rreth 700 faqesh.

Deputetët e opozitës kanë deklaruar se duhet ta lexojnë dokumentin për të pasur mundësi të bëjnë propozime konkrete.

Më pas, Haxhiu i thirri për konsultim shefat e grupeve parlamentare dhe vendosi ta shtyjë seancën.

Buxheti i propozuar është në vlerë prej 4 miliardë eurosh. Për të hyrë në fuqi si ligj, buxheti duhet të miratohet edhe në lexim të dytë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement