Vazhdon rritja e numrit të vendeve të punës në Zvicër - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

28/02/2020 7:10

Vazhdon rritja e numrit të vendeve të punës në Zvicër

Lajme

Gazeta Express

28/02/2020 7:10

Sipas BFS-së, në vitin e kaluar janë rritur ndjeshëm vendet e punës sidomos në industrinë e ndërtimit dhe në turizëm

Ka gjithnjë e më shumë vende pune në Zvicër. Zyra Federale e Statistikave e Zvicrës  (BFS) ka bërë të ditur se numri i vendeve të punës në vend është rritur brenda një viti për  rreth 62,000. Kjo shifër korrespondon me një rritje prej 1.2 për qind, shkruan srf.ch.

Ky trend i regjistruar gjatë vitit të kaluar tregon se numri i vendeve të punës në Zvicër është rritur vazhdimisht për dhjetë vitet e fundit.

Sipas BFS-së, në vitin e kaluar janë rritur ndjeshëm vendet e punës sidomos në industrinë e ndërtimit dhe në turizëm, transmeton albinfo.ch. Ndërsa ka ndodhur e kundërta  në tregti, ku kishte pak më pak staf se një vit më parë.

Në tremujorin e katërt të vitit 2019 në Zvicër ka pasur rreth 78,000 vende të lira pune. Kjo është 5 për qind më shumë se sa në fund të vitit 2018.