Vazhdon racizmi i vajzave serbe, kritikohen nëpër botë - Gazeta Express
string(53) "vazhdon-racizmi-i-vajzave-serbe-kritikohen-neper-bote"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2021 14:12

Vazhdon racizmi i vajzave serbe, kritikohen nëpër botë

Lajme

Gazeta Express

04/06/2021 14:12

Në volejboll është duke u zhvilluar Liga e Kombeve për kategorinë e femrave.

Të martën është zhvilluar ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Tajlandës, e që fituese pas tri seteve dolën vajzat e kombëtares serbe, shkruan Express.

Lexo Edhe:

Vite më parë kombëtarja serbe pas fitores së kampionatit evropian, dhe sigurimit të një vendi në kampionatin botëror në Japoni, kishin bërë një fotografi, i gjithë ekipi duke bërë një gjest racist ‘Slant Eye’, e që po të njëjtin gjest e ka bërë të martën një volejbolliste ndaj lojtarëve të Tajlandës. Ky gjest është komentuar mjaft në mediat e huaja.

Në video shihet hapur gjesti racist “Slant Eye” ndaj lojtarëve të volejbollit të Tajlandës nga volejbollistja serbe.

Po ashtu është kërkuar nga Federata Botërore e Volejbollit të marrin masa ndaj tyre.