Vazhdon projekti “Ndërmjetësimi Kulturor dhe Artistik” në GKK
Arte
Gazeta Express
29/05/2023 14:21
Në muajt maj dhe qershor, Galeria Kombëtare ofron guidat e ndërmjetësimit
për ekspozitat “Strange Seed” nga Fatmir-Mustafa-Karllo dhe
“Bliss(Misery is a Butterfly)” nga Leart Rama.
Ditë më parë studentët e fakultetit të edukimit, Universiteti “Isa
Boletini”-Mitrovicë dhe nxënësit e shkollës “Luigj Gurakuqi” nga
Batllava vizituan ekspozitat aktuale në GKK.
Në ditët e para të projektit punëtoria u udhëhoq nga Diona Kusari, Amalia Koleka dhe Shaha Hyseni. Pjesëmarrës në punëtorinë e inspiruar nga ekspozita “Farë e Çuditshme” e artistit Fatmir Mustafa-Karllo, ishin nxënësit nga shkollat “Faik Konica”, “Ismal Qemajli” dhe shkolla “Model”.