Vazhdon prej ditësh zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve - Gazeta Express
string(82) "vazhdon-prej-ditesh-zjarri-ne-dukat-nderhyrje-edhe-nga-ajri-per-shuarjen-e-flakeve"

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 20:35

Vazhdon prej ditësh zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 20:35

Vazhdon zjarri në fshatin Dukat të Vlorës.

Prej katër ditësh zjarri i cili ka përfshirë zonën e malit mbi fshatin Dukat, ka djegur shkurre, pemë të ndryshme bredha dhe pisha.

Zjarrfikëset janë duke punuar për shuarjen e flakëve por terreni është mjaft i vështirë. Forcat e armatosura dhe banorë te zonës janë duke luftuar me flakët. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme ka mbërritur dhe një helikopter i FA i cili po hedh ujë për shuar zjarrin.

Flakët e zjarrit të ndihmuara dhe nga era që fryn nga jugu kanë shkuar në kurorën e malit, por rrezikshmëria është nëse drejtimi i erës ndryshon nga veri – lindje kjo bën që flakët të përparojnë drejt parkut kombëtar të Llogorasë.