Vazhdon përplasja, Milaim Zeka: Tomë Gashi është si prostitutë e Hamburgut - Gazeta Express
string(72) "vazhdon-perplasja-milaim-zeka-tome-gashi-eshte-si-prostitute-e-hamburgut"

Gazeta Express

30/09/2020 11:06

Vazhdon përplasja, Milaim Zeka: Tomë Gashi është si prostitutë e Hamburgut

Gazeta Express

30/09/2020 11:06

Milaim Zeka i është kundërpërgjigjur avokatit Tomë Gashi i cili mbrëmë në Pressing të T7 e quajti idiot, monstrum e kondom për shumë përdorime. Zeka ka thënë se t’i përgjigjet Gashit, është si t’i përgjigjesh një prostitute nga Hamburgu, shkruan Gazeta Express

Zeka e ka quajtur Gashin prostitutë të drejtësisë në Kosovë.

Lexo Edhe:

“Me iu përgjigjë deklaratave të Tomë Gashit është si t’i përgjigjem një prostitute të Hamburgut e cila thotë se jam virgjine, e që ajo është prostitutë, d.m.th. Tomë Gashi është njeri i prostitucionit të drejtësisë së Kosovës”, ka thënë Zeka për Express.

Ai ka thënë se Gashi i ka futur në kurth Nasim Haradinaj dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke i nxitur t’i publikojnë dosjet të cilat u tha se janë të Gjykatës Speciale.

“Në qoftë se unë kam thënë në një TV se aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit është konfirmuar, dhe ata dy e kanë çua në studio Tomën për me m’fy, është gabim të thirret një prostitutë-avokat i cili ka qenë këshilltar i Thaçit dhe i cili me sigurinë time maksimale, 99 për qind, e ka futur në kurth Nasim Haradinajn dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës rreth publikimit të dosjeve. Nuk është rastësi që veteranët e kanë larguar Gafurr Elshanin si avokat dhe e kanë marrë Tomë Gashin, ai i ka nxitur”, ka deklaruar Zeka.

Avokati Tomë Gashi, në emisionin Pressing të T7, ka lëshuar ofendime ndaj ish-deputetit Milaim Zeka. Gashi e quajti Zekën idiot, monstrum dhe kondom për shumë përdorime.

“Me këso far idiota unë nuk dal në debat. Ai far njeriu është monstrum edhe është kondom për shumë përdorime. Ai është një zbulim i ri që nuk ka pasur deri tash”, ka thënë Gashi.

Këto ofendime Gashi i bëri pasi u komentua rasti i Zekës i cili ka thënë se patjetër që do t’i konfirmohet aktakuza presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale.

“Gjasa të pakta që të hidhet poshtë aktakuza e Thaçit, andaj nuk duhet shumë inteligjencë të dihet kjo gjë siç pretendon Zeka”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi për Zekën tha se është monstrum dhe kondom për shumë përdorime. /Express/