Vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Votuese për Zgjedhjet Lokale - Gazeta Express
string(87) "vazhdon-periudha-per-kundershtimin-e-pasaktesive-ne-listen-votuese-per-zgjedhjet-lokale"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 9:52

Vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Votuese për Zgjedhjet Lokale

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 9:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 3 korrik, do të përfundojë më 31 gusht 2025.

Gjatë kësaj periudhe, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj:

I.    përmes platformës elekronike: https://qv.kqz-ks.org, ose

II.  duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

 Po ashtu, KQZ tha se gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese edhe për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur.

Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Për të kundërshtuar pasaktësitë për Listën Preliminare të Votuesve, votuesi duhet të indentifikohet me njërin nga tri dokumentet: Letërnjoftim i vlefshëm; pasaportë e vlefshme; leje e vozitjes e vlefshme.