string(64) "vazhdon-ngerci-sot-perpjekja-e-23-te-per-konstituimin-e-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 6:53

Vazhdon ngërçi – Sot përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 6:53

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 23-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Ndryshe të martën nën drejtimin kryesuesit Avni Dehari, seanca serish nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 54 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati.

Partitë politike nuk po gjejnë zgjidhje për ngërçin politik tash e disa muaj.

Lëvizja Vetëvendosje që i takon propozimi për kryeparlamentare ka vendosur emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, por për partitë tjera emri i saj është i papranueshme për të parën e Kuvendit.

PDK dhe AAK kanë deklaruar se Vetëvendosje duhet ta ndërrojë emrin e kandidatit, ndërsa nga LDK kanë deklaruar se nuk do të votojnë asnjë kandidat.

Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje i vetmi emër për pozitën e kryetarit është ai i deputetes Albulena Haxhiu.