Vazhdon marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, mijëra qytetarë të pranishëm - Gazeta Express
string(89) "vazhdon-marshi-ne-perkrahje-te-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage-mijera-qytetare-te-pranishem"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 15:01

Vazhdon marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, mijëra qytetarë të pranishëm

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 15:01

 Në sheshin qendror të Prishtinës po vazhdon marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

Mijëra qytetarë nga shumë qytete të Kosovës dhe pjesë të trojeve shqiptare i janë bashkuar thirrjes për këtë tubim më 17 shkurt në qendër të Prishtinës, derisa gjykimi në Hagë kundër Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka hyrë në fazën e fundit.

Një prej organizatorëve të këtij marshi, Ismail Tashoill, ka thënë se përmes këtij tubimi iu dërgohet mesazh krerëve të UÇK-së në Hagë se s’janë vetëm.

“Sot ish-krerëve të UÇK-së ua dërgojmë mesazhin se nuk janë vetëm – pas jush qëndron një komb i tërë”, ka thënë Tasholli.

Në tubim ka folur edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila ka kërkuar liri për çlirimtarët.

“Faleminderit që i shërbyet atdheut kur më së shumti kishte nevojë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi duhet të lirohen, ata e mbrojtën popullin e vet”, ka thënë ajo./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement