Vazhdon lufta për kontroll në Suwayda të Sirisë: Fiset beduine dhe luftëtarët druzë përplasen sërish - Gazeta Express
string(99) "vazhdon-lufta-per-kontroll-ne-suwayda-te-sirise-fiset-beduine-dhe-luftetaret-druze-perplasen-serish"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 14:00

Vazhdon lufta për kontroll në Suwayda të Sirisë: Fiset beduine dhe luftëtarët druzë përplasen sërish

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 14:00

Përplasjet midis grupeve të armatosura druze dhe forcave fisnore beduine kanë nisur sërish në qytetin e Suwayda në jug të Sirisë, ku sipas Anadolu Agency, ka pasur tensionime pasi luftëtarë druzë të lidhur me udhëheqësin shpirtëror Hikmat al-Hajri kanë dëbuar familje beduine nga zonat përreth.

Përplasjet më të fundit vijnë pas një tërheqjeje të përkohshme të forcave qeveritare siriane të mërkurën, si pjesë e një marrëveshjeje lokale për uljen e dhunës. Megjithatë, raportohet se qetësia nuk ka zgjatur, pasi të enjten në mbrëmje, fiset beduine, të mbështetura nga qindra luftëtarë të fiseve arabe nga zona të ndryshme të Sirisë, nisën një kundërsulm dhe rimorën kontrollin e disa fshatrave, duke u afruar në hyrjen perëndimore të qytetit Suwayda.

Duket se përballë këtij avancimi, grupet druze janë tërhequr në qendër të qytetit duke vendosur linja mbrojtëse, ndërkohë që përplasjet kanë vijuar përgjatë frontit perëndimor. Edhe pse regjimi sirian nuk është përfshirë drejtpërdrejt në këto përleshje, raportohet se forcat e tij kontrollojnë ende rrugët kryesore hyrëse drejt kryeqytetit provincial.

Ndërhyrja e Izraelit

Kujtojmë se që nga nisja e përplasjeve më 13 qershor, forcat izraelite kanë kryer sulme ajrore në më shumë se 160 objektiva në katër zona të Sirisë – Suwayda, Daraa, Damask dhe rrethinat e Damaskut – duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 34 të tjerë vetëm në kryeqytet, në sipas tyre, mbrojtje të druzëve.

Megjithatë, raportohet se shumica e liderëve druzë në Siri kanë refuzuar publikisht çdo ndërhyrje të huaj dhe kanë riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj unitetit të shtetit sirian.