Një mërgimtar 33-vjeç, dyshohet se tragjikisht ka humbur jetën ditën e sotme në Liqenin e Ujmanit.
Ekipet e zhytësve dhe Policia vazhdojnë kërkimet për trupin e mërgimtarit mitrovicas që ra në Ujman.
Një ekip i Klan Kosovës nga vendi i ngjarjes raportoi se familjarëve të 33-vjeçarit herë-herë po iu nevojitet ndihma mjekësore.
Sipas informatave të para, mërgimtari që jetonte në Suedi e që në Kosovë ndodhej për pushime, pasi kërceu prej urës së liqenit nuk u pa më në sipërfaqe.