Po vazhdon kaosi rreth stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen Prishtina-Trepça’89 që luhet nesër.
Pasi Prishtina njoftoi se ndeshja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, tani mitrovicasit kanë dalë me një njoftim, shkruan Gazeta Express.
“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton publikun futbollëdashës se pas njoftimit nga Federata e Futbollit e Kosovës për anulimin e ndeshjës së xhiros së 9-të FC Prishtina – KF Trepça’89 e cila ishte e paraparë të zhvillohej nesër ditë e Diel me fillim nga ora 13:00 është anuluar dhe shtyer për një afat të papërcaktuar”, thuhej në njoftim.
Ndërkohë, FFK nuk ka publikuar ndonjë njoftim rreth anulimit apo shtyrjes së kësaj ndeshjeje.
Madje, në orarin e publikuar më herët, thuhet se ndeshja do të luhet në “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/