Vazhdon gjykimi i Salih Mustafës - Gazeta Express
string(32) "vazhdon-gjykimi-i-salih-mustafes"

Vazhdon gjykimi i Salih Mustafës

Lajme

Gazeta Express

23/09/2021 7:44

Trupi gjykues në Gjykatës Speciale do të vazhdojë edhe sot gjykimin ndaj Salih Mustafës.

Gjykimi do të nisë në ora 11:30.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës së djeshme para trupit gjykues ka dhënë dëshminë e tij dëshmitari i parë i cili pretendon se është keqtrajtuar në Zllashë gjatë luftës së fundit nga Salih Mustafa.

Salih Mustafa, i njohur në luftë si “komandant Cali” është i arrestuari i parë nga Specialja dhe ky është gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.