Vazhdon gjendja e rëndë në Brazil, mbi 1,200 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë - Gazeta Express
string(76) "vazhdon-gjendja-e-rende-ne-brazil-mbi-1200-te-vdekur-nga-covid-19-per-24-ore"

Vazhdon gjendja e rëndë në Brazil, mbi 1,200 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë

Gazeta Express

11/07/2020 9:58

Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 1,214 viktima të koronavirusit, duke e çuar në 70,398 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga virusi i ri.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 45,048 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 1,800,827 persona, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Brazili është shteti i dytë në botë për numrin më të madh të rasteve me Covid-19, pas Shteteve të Bashkuara.

Me këtë virus është infektuar edhe presidenti i vendit, Jair Bolsonaro, i cili është duke qëndruar në vetizolim.

Ai vazhdimisht e ka nënvlerësuar rrezikun nga virusi dhe ka thënë se shpreson që guvernatorët dhe kryetarët e qyteteve të marrin vendime për rihapje të ekonomisë sa më shpejt që është e mundur.